Klitschko: Pashë civilë të torturuar dhe të ekzekutuar në Bucha

Boksieri ukrainas, Wladimir Kiltschko po lufton kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Ai ka thënë që ka shumë civilë të vdekur të cilët janë “torturuar dhe ekzekutuar” në Bucha, pasi forcat ruse u tërhoqën.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, vazhdoi t’i bëjë thirrje botës që të bëjë më shumë për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Nëse qëndroni pasiv dhe thjesht vëzhgoni se çfarë po ndodh, ju jeni pjesë e këtij agresioni, ju po e mbështesni këtë agresion”, thotë ai.

“Gjaku i civilëve është në duart tuaja. Nëse jeni duke vëzhguar në mënyrë pasive, ju duhet të merrni një pjesë aktive.”