Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për TV21 në lidhje me vërejtjet që ASh kishte sot për procesin e regjistrimit, konkretisht për Kërçovën. Nga ASh ftojnë Deharin të tu bashkëngjitet në kërkesën që diaspora të llogaritet në numrin e përgjithshëm të qytetarëve nëpër komuna dhe siç thonë ata “ta shpëtojmë bashkërisht të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar në Kërçovë”.
“Fatmir, partia juaj i dallashiti shifrat! Mbroje Kërçovën dhe jo BDI-në!Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje për mënyrën e reagimit të Kryetarit të Komunës së Kërçovës, z.Fatmir Dehari. Ne sot alarmuam rrezikun që u kanoset shqiptarëve të Kërçovës si pasojë e manipulimeve me regjistrimin që ka bërë Qeveria LSDM-BDI, duke shtuar të imputuarit dhe duke fshehur të dhënat e diasporës shqiptare nga ky qytet. Dehari tha që e kemi dallash, ndërsa ne i bëjmë thirrje që të kthjellet dhe ta kuptojë dallashin e vërtetë. Dehari sot nuk duhet të jetë në mbrojtje të partisë dhe Qeverisë, por në mbrojtje të shqiptarëve të Kërçovës. E kujtojmë Deharin se shefi i Qeverisë së tyre, Kovaçevski tha që edhe përfaqësimi nëpër institucione do të bëhet sipas përqindjes së banorëve rezident, duke paralajmëruar një qasje të këtillë edhe për të drejtat e tjera kolektive të shqiptarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ASh-së.





