“Unë kam aq shumë punë në BDI sa që nuk kam kohë të ndaj se çka do të bëj zotëri Sela”, tha krytari i BDI-së Ali Ahmeti kur u pyet nga gazetarët nëse kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mund ta bashkojë opozitën.
“Unë Selës i dëshiroj jo të mbledh kampin opozitar por të bëhet i fortë sa malet. Por unë nuk kam ndonjë koment nëse se është zgjedhur kryetar partie sepse ai i di hallet e veta, paria e tij i di hallet e veta. Unë kam aq shumë punë në BDI sa që nuk kam kohë të ndaj se çka do të bëj zotëri Sela”, tha mes tjerash Ahmeti.






