Donaldi konfirmon bashkimin me Bora Zemanin?

Ka disa ditë prej kur po përmendet një mundësi për ribashkim mes Donaldit dhe Bora Zemanin.

Disa storje mes moderatores dhe aktorit, kanë ngjallur dyshime se ata janë rikthyer në krahun e njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

E pak ditë më parë u publikuan në media disa foto ku shihej makina e Donaldit poshtë banesës së Borës.

Pas kësaj pothuajse secili detaj ngjallë reagime se tashmë ata janë bashkuar.

Bora në një postim të saj kishte shkruar: Pluhur ka por nuk ka profesionist.

Më këtë ajo duket sikur e konfirmon lajmin, por kishte akuzuar mediat për jo profesionalizëm.

Por, një gjë tjetër ka ndodhur edhe me Donaldin.

Gjersa ai ka qenë pjesëmarrës në një koncert të Elgit Dodës, bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon, ai ka shkruar po ashtu një thënie që aludon në ribashkimin e tij me Borën.

“Si mos me t’thon unë ty po?”, ka shkruar Donaldi, duke dhënë të kuptohet se ai do të jetë përsëri me prezantuesen e emisionit për “takime të dashurisë”./Lajmi.net.