Ballkani Perëndimor në platformën e gazit evropian

Vendeve të Ballkanit Perëndimor ju u është dhënë mundësia që t’i bashkohen platformës së Bashkimit Evropian për prokurim të përbashkët të gazit dhe hidrogjenit. Komisioni Evropian do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës përgjigjeje ndaj krizës energjetike deri në fund të majit ku këtij mekanizmi do t’i bashkohen edhe Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, vende që nuk janë po ashtu anëtare të BE-së.

BE ka marre vendimin për blerjen e përbashkët të energjisë me qëllim që të frenohet disi çmimi i gazit dhe të ulet varësia nga furnizimi i kësaj energjie nga Rusia.

Marrëveshja për blerjen e përbashkët vullnetare të gazit dhe hidrogjenit do të mundësonte përdorimin e fuqisë së negociatave kolektive në vend që shtetet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, gjë që do të rriste çmimet, do të dilnin me oferta unike.

Tregu evropian përbën deri në 75 për qind të tregut global të gazit dhe kjo është arsyeja pse ne kemi fuqi të madhe blerëse.

Arsyeja kryesore e çmimeve të larta të energjisë elektrike është çmimi i lartë i gazit.

BE po shqyrton mundësinë e pezullimit të importit të gazit dhe naftës ruse por ende nuk ka një vendmarrje sic ndodhi me SHBA-të.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që furnizmet e reja me gaz të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa Rusia do të tarifojë nga kjo e enjte gazin natyror në monedhen e saj rubla.

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë përfshijnë ndalimin e eksporteve të mallrave në vend, si dhe teknologjinë në sektorin e përpunimit të naftës dhe ndalimin e investimeve të reja në sektorin e energjisë atje. Brukseli ju ka kërkuar të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pa depozita të mjaftueshme gazi që të sigurojnë marrëveshje me vendet që kanë depo të tilla deri më 1 nëntor të këtij viti, për sasi të barazvlefshme me 15% të konsumit vjetor të gazit.

Komisioni Evropian duhet të paraqesë një plan gjithëpërfshirës dhe ambicioz për t’iu përgjigjur krizës energjetike deri në fund të majit të këtij viti.