Arrestohet një kumanovar!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, në ora 10:30 është arrestuar G.P.(34) nga Kumanova.

“Për të njëjtin ishte lëshuar urdhër gjyqësor, me të cilin kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg”, qëndron mes tjerash në njoftim.

34-vjeçari tashmë është dërguar në Burgun e Kumanovës.