Kanada zotohet t’i ndihmojë vendet të ndalojnë përdorimin e naftës ruse

Kanada thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.

Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.

Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson thotë se shumë vende janë të përkushtuara të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të zhvendosjes së naftës dhe gazit rus, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë naftë shtesë.