Si ta heqim nofkën e 20% nga kushtetuta?

Shkruan: Medai Shaholli

Për ta ngritur prestigjin e partisë kur e shohin rënien dhe gremisjen e tyre nga politikat e gabuara liderët tanë bëjnë edhe deklerata të mëdha në emër të kombit dhe për kombin.

Kështu, këto ditë Gashi i Alternativës në emisionin ‘Triling’ TV24, për ndryshimet e nevojshme kushtetuese tha se në Kushtetutë të shkruhet qartë “gjuha shqipe” e jo “gjuha 20 për qind”!

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk duhet edhe më tej të jetë si shtet rob i përqindjeve dhe përplasjeve etnike mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve.

Këto janë deklerata të thata të një lideri servil të dështuar, për kredite të rejtingut të partisë së vet që i kujtohet pas tre vitesh pasi i ka miratuar ato ndryshime në kushtetutë edhe pse e ka patur të qartë se për të hapur në të ardhmen kushtetutën e njëanëshme për ndryshime të nevojshme, duhet gjetur gatishmëri te blloku sllavo-maqedon.

SDSM-VMRO, së bashku kanë supremacinë e shtetit dhe të pushtetit që subjektet tona politike i dhanë si dhuratë këtë mjet të domosdoshëm të mbajtjes dhe ruajtjes së udhëheqjes së shtetit dhe pushtetit.

Ata të dya, si subjekte të bllokut tjetër, i mbledhin 80 vota të nevojshme për ta ndryshuar atë kushtetutë të njëanshme që mban peng të drejtën e gjuhës shqipe për t’u quajtur me emrin e vërtetë Gjuhë Shqipe.

Këtë e di mirë Afrimllari ‘zotëriu i Unazave’ dhe gjithë liderët e tjerë shqiptarë se në bllokun sllavo-maqedon nuk ka gatishmëri për ta hequr qafe nofkën tonë të 20% që subjektet tona politike e votuan me entuziazmin më të madh në emër të integrimeve europiane sakrifikuan interesat kombëtare.

Ndaj, këto deklerata propagandistike në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare të secilit lider që ka votuar 20% në kushtetutë janë thjesht demagogji për kredite të humbura politike.

Shqiptarët i kanë huqur rastet dy herë në këto tri dekada të demonkracisë, ku njëherë më 2001, u devijua vullneti politik nga lufta për liri dhe barazi në pabarazi ku pranuam nofkën e 20%!

Herën e dytë ishte me rastin e ndryshimeve kushtetuese ku subjektet tona tërhoqën amandamentet kushtetuese dhe përsëri pranuan nofkën e 20% në kushtetutë si emërtim denigrues për popullin shqiptar në emër integrimeve europiane se gjoja Europa plakë, do ta ‘detyrojë dërzhavën’ tonë shumë bujare me shqiptarët ta heq atë emërtim ofendues pasi të jenë bërë anëtarë me të drejta të plota të BE-së.

Shqiptarët janë mësuar tashmë me zotime dhe premtime boshe të pabërmbajtura dhe se ajo që i duhet tani, është një forcë politike që do të mbështetet nga populli që nuk do të regjistrohet me kushte por do të jetë vullnet i popullit dhe për popullin, të tjerat janë broçkulla dhe kodra pas bregut.

E vetmja forcë që e bën ndryshimin është vullneti dhe forca e popullit shqiptar për mes një subjekti politik apo një lëvizje popullore për ta detyruar parlamentin dhe qeverin ta heq nofkën denigruese të 20% përmes padëgjueshmërisë qytetare nga protestat masive e deri në revoltë popullore si e drejtë legjitime e çdo populli për liri dhe barazi të plotë.