Helmohen disa qenë endacakë në Shkup, reagojnë qytetarët

Në grupin e Facebook-ut “Muri i Kisella Vodës”, qytetarët kanë postuar disa herë se dikush po shpërndan helm në komunë, me gjasë për të helmuar qentë endacakë.

Helmi nuk paraqet rrezik vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit, pasi edhe fëmijë të vegjël lëvizin në vendet ku është vërejtur helmi.

Janë gjetur trupat e dy qenve endacakë të ngordhur. Ata ishin qen të lagjes dhe për ta kujdesej një grup qytetarësh.

Rasti është raportuar në polici dhe janë njoftuar institucionet përkatëse, ndërsa bëhet apel që të ndërmerren masa urgjente.