Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku është opsioni i PSG-së për sulm.
Romelu Lukaku, u transferua te Chelsea në gusht të vitit 2021, por koha e tij te ‘Blutë e Londrës’ mund të përfundojë shpejt.
Ai nuk po e gjen vetën në formacionin e Thomas Tuchel, andaj mund të largohet në fund të sezonit.
Në 34 ndeshje me Chelsea në këtë sezon, belgu ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar dy asistime, transmeton lajmi.net.
PSG kërkojnë të përforcojnë sulmin, fillimisht kishin në radar sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Pedro Neto, por opsioni tjetër është Lukaku, njofton ‘Goal.com’.
Mbetet të shihet se a do të përfundojë shpejt koha e Lukaku te ‘Londinezët’, apo do vazhdojë edhe më tej në ‘Stamford Bridge’.