Përleshje e armatosur pranë gjykatës në Stamboll, ka të vdekur dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur këtë të enjte në parkingun e gjykatës së Kuçukçekmeçes, në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se pas një seance gjyqësore, palët janë zhvendosur në parkingun e gjykatës ku ka shpërthyer një përleshje masive, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Policia ka arrestuar pas ngjarjes së rëndë 12 persona, të cilat dyshohen të përfshirë në këtë përplasje të përgjakshme.