Anija e Marinës Ruse u shkatërrua në portin jugor, thotë ushtria e Ukrainës

Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë qytetit portual jugor të Berdyansk.

Në një postimi në Facebook, marina e Ukrainës thotë se një anije e madhe zbarkuese – “Orsk” – u godit dhe u dogj në Detin Azov mëngjesin e sotëm, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Anija e madhe zbarkuese Orsk e Flotës së Detit të Zi të pushtuesve është shkatërruar në portin e Berdyansk të kapur nga Rusia”, thuhet në postim.