Milevski për ndeshjen me Italinë: Jemi të përgatitur

Trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka njoftuar se janë të përgatitur për ndeshjen e nesërme kundër Italisë.

“Jemi të përgatitur. Nuk jemi këtu rastësisht dhe presim të tregojmë paraqitje të shkëlqyer. Ende nuk jemi në nivelin e Italisë, por do të bëjmë çmos nesër që të jemi më të mirë. Do t’u them lojtarëve të mi të dalin në terren dhe të kënaqen. Atmosfera është e shkëlqyer, do ta japim maksimumin që të bëjmë rezultat pozitiv”, tha Milevski, raporton TV21.