Ukraina pretendon se trupat ruse kanë rezerva të municionit për tri ditë

epa04588910 Servicemen of the Ukrainian volunteer's battalion 'Azov' shoot their weapons during a military training near Mariupol, Donetsk area, Ukraine, 27 January 2015. Media reports state that lawmakers in Kiev on 27 January voted in support of a declaration that marks Russia an 'aggressor state' and calling on the international community to follow suit because 'Russia widely supports terrorism and blocks the work of the UN Security Council.' EPA/ANASTASIA VLASOVA

Në përditësimin e fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rezerva të municionit dhe ushqimit që “nuk zgjasin më shumë se tri ditë”, përcjell RFE.

Në deklaratën e saj është thënë edhe se:

Forcat ruse kanë furnizime të naftës për tri ditë, dhe më pas ata furnizohen me kamionë-cisternë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë nevojat për mbledhje të trupave
Në 24 orët e fundit, forca ajrore ukrainase ka goditur nëntë shënjestra ruse – një aeroplan, gjashtë pajisje pa pilot dhe dy helikopterë
Në Ohtirka, qytet i vogël në rajonin Sumi, 300 ushtarë rusë kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë dhe janë larguar nga zona e operacionit
Forcat ukrainase janë mbrojtur nga 13 sulme dhe kanë shkatërruar 14 tanke dhe sisteme tjera luftarake.