Ekipi i Premier Ligës, Tottenham Hotspur e duan transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.
Osimhen po kalon në një formë sensacionale këtë sezon në Seria A, te Napoli.
Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet evropiane, shkruan lajmi.net.
Antonio Conte është i impresionuar me formën aktuale që sulmuesi nigerian po kalon në Itali, andaj Tottenham e duan transferimin e tij.
Osimhen ka shënuar 23 gola në 54 paraqitjet e tij në Seria A.
Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë edhe më tej te Napoli apo do të transferohet drejt Tottenhamit.




