“Menjëherë të ndërpritet lufta në Ukrainë”, Zaev në Turqi me ftesë të Erdoganit

Ish kryeministri Zoran Zaev me ftesë të presidentit të Turqisë po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë, përcjell TV21. Zaev thotë se mesazhi kryesorë i Forumit është ndërprerja e menjëhershme e sulmeve ruse në Ukrainë.

“Ndërprerja e menjëhershme e luftës në Ukrainë, rivendosja e paqes dhe vendosja e dialogut në vend të agresionit – ky është mesazhi kryesor i Forumit të Diplomacisë në Antalia, ku po marr pjesë aktualisht me Venko Filipçen me ftesë të presidentit turk Erdogan dhe ministrit të jashtëm turk Cavusoglu”, ka shkruar Zaev.