Mario Balotelli mund të rikthehet në Angli

Skuadra e Londrës së Perëndimit aktualisht janë në krye të nivelit të dytë në Angli dhe pritet të rikthehen në Premier Ligë pas përfundimit të sezonit.

Investime të rëndësishme do të nevojiten gjatë verës për të arritur qëllimin të qëndrojnë në një nga ligat më prestigjioze në botë Premier Ligë.

Sic raportohet nga gazeta turke `Star` Fulham dëshiron të rikthejë Balotellin në Angli për të përforcuar sulmin e tyre, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi italian po kalon një sezon të suksesshëm në Turqi, ku në 22 paraqitje ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të rikthehet në Angli apo do mbetet edhe një kohë në Turqi.