James: Në vitin 2019 kisha kompletuar marrëveshjen me Atleticon, por Reali nuk më lejoi

Pas rikthimit nga huazimi te Bayern Munich, kolumbiani nuk ishte në planet e Zinedine Zidane dhe nuk zhvillonte minuta aq sa duhet, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid provoi ta transferoi, por marrëveshja nuk u arrit mes dy klubeve dhe këtë e ka konfirmuar vetë James sa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”.

“Kisha gjithçka të kompletuar për të kaluar te një skuadër (Atletico Madrid), por nuk ndodhi. U largova nga Bayern sepse kisha gjithçka të mbaruar me këtë klub, por në fund Real Madrid nuk më lejoi të shkoja”.

Pastaj, James kaloi te Everton shkaku i Carlo Ancelottit, mirëpo me largimin e teknikut italian te “Los Blancos”, kolumbiani u transferua në Katar.

Javëve të fundit ka raportime që James nuk është i lumtur në Katar dhe që dëshiron të rikthehet në Evropë.