Ministri i Jashtëm rus anulon vizitën në Gjenevë, shkak bllokimi i hapësirës ajrore në BE

FILE PHOTO: Russian Foreign Minister Sergei Lavrov attends a joint news conference with British Foreign Secretary Liz Truss in Moscow, Russia February 10, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS/File Photo

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të sanksioneve anti-ruse të vendosura nga vendet e BE-së.

Lavrov ishte planifikuar t’i drejtohej personalisht të martën këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe konferencës për çarmatimin.

“Udhëtimi anulohet për shkak të një ndalimi të paprecedentë të fluturimit të tij në hapësirën ajrore të një numri vendesh të BE-së që kanë vendosur sanksione anti-ruse”, shkroi misioni rus në Twitter.

Sipas agjensisë së lajmeve “RIA” vendimi erdhi për shkak se avioni i Lavrov nuk do të mund të kalonte nëpër hapësirën ajrore që BE-ja e ka mbyllur për linjat ajrore ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

Top Channel