Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” një dialog midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, ka thënë të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.
Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se ai beson se “ende ka dhe gjithmonë do të ketë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë”.
Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.