Francezit i skadon kontrata në verë, por që PSG është duke bërë të pamundurën për ta bindur të rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.
Pas dygolëshit të djeshëm, Mbappe barazoi rekordin e Zlatan Ibrahimovic me 156 gola në fanellën “Parisiene”, derisa është mbrapa vetëm Edinson Cavanit që ka 200 gola.
“Kam vetëm Cavanin që të jetë golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së. Do të shohim çfarë do ndodh. Të jesh golashënuesi më i mirë i PSG-së është diçka që nuk mund të injorohet. Do të shohim çfarë do ndodh”.
Ndërkohë, mediumet e mëdha ndërkombëtare raportojnë që Mbappe sërish ka refuzuar ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës, derisa në verë pritet ta kompletojë kalimin te Real Madrid si agjent i lirë.




