Ministri i Jashtëm serb sot në Shkup

Sot Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili ndodhet në vizitë kthyese dyditore në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Në fokus të takimit të Ministrave do të jenë ngjarjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivat e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe format konkrete të shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit sektorial. Gjatë vizitës pritet të nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e qendrave kulturo-informative në Shkup dhe Beograd.

Agjenda:

08:50 Mbërritja e Selakoviqit në Ministrinë e Punëve të Jashtme

9:00- 09:30 Takim Tête-à-tête Osmani- Selakoviq

09:30- 10:30 Sesion plenar mes delegacioneve dhe nënshkrim i Marrëveshjes

10:30- 11:00 Konferencë për media Osmani-Selakoviq