Njëri nga dy yjet kryesorë të Liverpool, Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk do të mund të shkojnë në Katar.
Në raundin e tretë kualifikues për Kupën e Botës, Senegali dhe Egjipti janë vënë përballë njëra tjetrës, përcjell lajmi.net.
Cilado skuadër që fiton këtë ndeshje do të ketë një biletë për Katar 2022.
Dy shokët e skuadrës te Liverpool do të prijnë kombëtaret e tyre në këtë betejë, për të shkuar tutje.




