Putin njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin u kishte thënë liderëve francezë dhe gjermanë se kishte ndërmend të nënshkruante një dekret për njohjen e zonave Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.