Spanjolli në vitet e kaluara ka qenë i lidhur me largimin nga “Djajtë e Kuq”, por gjithmonë refuzoi ofertat duke qëndruar besnik, transmeton lajmi.net.
Këtë edicion, De Gea ka rigjetur formën e duhur dhe ka shpëtuar Man Unitedin nga humbja shpesh herë.
Për “UEFA”, De Gea ka konfirmuar se nuk e konsideron largimin nga United, sidomos pasi është që sa vite.
“Tani ndjehem si të jem nga Mançesteri, sinqerisht nuk e shoh vetën larg Man United”.
“Ndihem si të gjithë të tjerët. Kur je i dashur dhe i mirëpritur është shtëpia jote, kam qenë këtu që disa vite”, deklaroi ai.
Ndërkohë, De Gea me shumë gjasë do jetë titullar në përballjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, sfidë që zhvillohet këtë të mërkurë.




