“Rritja e pagës minimale pa rritjen e pagave tjera sjell pabarazi”

Lëvizja për drejtësi sociale “Punëtorët e bashkuar” ka reaguar ndaj rritjes së pagës minimale. Nga kjo shoqatë sqarojnë se rritja e pagës minimale pa rritjen e pagave tjera do të sjellë barazimin e profesioneve që nuk duhet të jenë në të njëjtën shkallë dhe do të kontribuojë në zhgënjimin dhe revoltën e punëtoreve.

Gjithashtu siç potencuan ne kumtesën e tyre duhet pasur parasysh edhe rritja e pensioneve sepse të gjithë pensionistët i kanë kushtuar jetën punës.

Sipas tyre asnjë rast nuk duhet të neglizhohet përfshirë përfshirë edhe shpenzimet sociale që u ndahen personave me rrezik.

“Punëtorët e bashkuar” bëjnë thirrje deri tek të gjithë sindikatat që të veprojnë të unifikuar në interes të popullit.