Lacazette momentalisht është kapiten i “Topçinjve” duke ndjekur largimin e Aubameyang te Barcelona gjatë afatit dimëror, transmeton lajmi.net.
Yjet si Kieran Tierney dhe Ben White janë të interesuar që të bëhen kapiten, sidoqoftë edhe fjala e Odegaard është duke u dëgjuar shumë në dhomën e zhveshjes të klubit.
Arteta ka thënë që norvegjezi ka të gjithë kualitetin që të bëhet kapiten i Arsenalit në të ardhmen e afërt.
“Sigurisht ka gjithë kualitetin për t’u bërë, absolutisht. Kam folur me trajnerin e Kombëtares së Norvegjisë dhe flet shumë për të. Ecën në korridor dhe të gjithë e duan”.
“Është i mirë, djalë i urtë dhe na drejton. Është shumë natyrale për të dhe do vijë ajo kohë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Arsenal vazhdon të ‘luftojë’ që të përfundojë në top katër.




