Kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për t’u bashkuar me NATO-n i është përgjigjur Zëvendëspresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris, duke u shprehur se nuk është diçka që mund të arrihet brenda natës.
”Një nga parimet themelore të NATO-s është se çdo vend duhet të ketë aftësinë e paprekur, të papenguar të përcaktojnë të ardhmen e tyre si dhe në aspektin e formës së tyre të qeverisjes, ashtu edhe në këtë rast, pra nëse dëshirojnë të jenë anëtare të NATO-s. Unë do ta vendos këtë në kontekst, sepse çështja është e dukshme pasi që asnjë vend tjetër nuk mund t’i tregojë askujt nëse duhet apo jo të anëtarësohen në NATO”, ka thënë Harris.
Në anën tjetër Rusia po mohon ndonjë luftë me Ukrainën mirëpo stërvitjet ushtarake së bashku me Bjellorusinë nuk po ndalojnë, ketë e tha edhe ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë.
“Presidenti ynë e ka thënë dhe jo vetëm një herë. Ne nuk duam luftë. Megjithatë, ata nuk na dëgjojnë ose nuk duan të na dëgjojnë. Prandaj, ne krijuam grupin e forcave që do të përgjigjen nëse është e nevojshme”, ka thwnw ai.
Në anën tjetër populli ukrainas nga paniku për një sulm të mundshëm nga Rusia pothuajse çdo ditë po zhvillojnë seanca trajnimi mbi sigurinë e parë dhe përdorimin e armëve.




