Mozzik: Ismail Kadare e ka cilësuar Unikatilin si shkrimtar

Reperi i njohur, Mozzik ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës së tij, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu tregoi se është i rrethuar me dashuri nga familjarët dhe shoqëria e tij.

E kur në pyetje është shoqëria, reperi kosovar tha se ruan raporte të mira me të gjithë, dhe gjithashtu ai foli edhe për reperin e njohur dhe shumë të suksesshëm shqiptar, Unikatil.

Mozzik rrëfeu se ka qenë fans i tij që nga fëmijëria, madje ka rrëfyer edhe për pritjen disa orëshe në koncertin që Unikatili mbajti në vitin 2012.

Mozzik në Odeon vuri në dukje se shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e ka quajtur ‘shkrimtar’ Unikkatilin në një vlerësim për të.

Ai fajësoi mediat që nuk i kanë dhënë jehonë faktit që shkrimtari i nominuar për çmim “Nobel”, ka shprehur këtë vlerësim për reperin shqiptar Unikatil.

“Punën që din ta bëjë ai e bën më së miri, zhanrin të cilin e bën ai, tekstet që i ka shkruar ai…Nëpër media asnjëherë s’e kam parë që Ismail Kadare e ka cilësuar si shkrimtar, e kur Ismail Kadare ta cilëson Unikkatilin si shkrimtar, këta të tjerët s’kanë çfarë t’i thonë”, ka thënë Mozzik.

Reperi, veçoi si cilësi të Unikkatilit faktin që ai kurrë gjatë jetës nuk ka bërë një klip, ka pak paraqitje në rrjetet sociale, por në anën tjetër tekstet e tij janë kuptimplota dhe këngët e tij janë dëgjuar me të madhe në trevat shqiptare.

Mozzik dhe Unikatil kanë një bashkëpunim të titulluar “Shqiptar”./Lajmi.net/