Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.974 teste të kryera janë regjistruar 668 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 340 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (668) janë regjistruar 81 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 887 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 7 pacientë të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 293.328 raste, prej të cilëve 276.835 janë shëruar, kurse 8.898 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 7.595 raste aktive me koronavirus.