Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë Bashkimi Evropian duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën në kohë afat shkurtër, si dhe duhet të vendos baza të politikës së fortë të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka theksuar se për të qenë më rezistent, krizat e fundit e kanë shfaqur Evropën në rrezik.
“Kjo është e vërtetë, ne jemi në rrezik. Për të përballuar rrezikun duhet të kemi kapacitete dhe kapacitetet duhet të vijnë nga përpjekjet, asnjë vend i vetëm nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë i vetëm këto, dhe kjo është ajo që planet strategjike janë të identifikojnë sfidat dhe të përgatisin përgjigjet ndaj këtyre sfidave”, ka thënë Borrell.
Borrel ka deklaruar se Evropa ka nevojë të jetë më e bashkuar.
“Sa herë jam duke folur rreth planeve strategjike, unë kam për të thënë nuk janë alternativë ndaj NATO-s. Nuk është një mënyrë për të krijuar një ushtri të aleancës evropiane, NATO do të mbetet përgjigja për territorin dhe mbrojtjen e Evropës. Një Evropë me e fortë e bën një union atlantik më të fortë, ta themi qartë Evropa ka nevojë të bëhet me fortë dhe më e bashkuar”, ka thënë Borrell, njofton Klankosova.tv.




