I ndryshueshëm dhe me erë të dobët veriore do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë pasdites priten reshje të shiut.
Siç bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, kurse maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Edhe në Shkup pritet mot i ndryshueshëm, ku gjatë paradites priten reshje të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 4, kurse maksimalja do të arrijë në 14 gradë Celsius.
Nga nesër pritet mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut. Të martën priten reshje më të mëdha të shiut, të cilat për shkak të uljes së temperaturave do të kalojnë në reshje të borës. Do të ketë erë të fortë dhe ulje të temperaturave.




