Portieri Alisson bëri një super asistim për golin e Salah ndaj Norwichit

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker i ka dhënë Mohamed Salahut një nga asistimet më të mira që do të shihni këtë sezon gjatë fitores së Reds në Ligën Premier kundër Norwich Cityt.

Liverpooli fitoi me rikthim me rezultat 3-1 në Anfield ndaj Norwichit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Golat për Reds u shënuan nga Sadio Mane (64’), Salah (67’) dhe Luis Diaz (81’), ndërsa për mysafirët djaloshi nga Kosova, Milot Rashica (48’).

Megjithatë, lajmi i veçantë i kësaj ndeshje është tek goli i dytë i shënuar nga ylli egjiptian Salah.

Ishte portier brazilian, Alisson, i cili bëri asistimin për këtë gol, duke u bërë nga të paktët portier që e arrin këtë.

 

29-vjeçari brazilian hodhi një top të gjatë nga zona e tij dhe ky asistim nuk shkoi huq pasi Salah shënoi për 2-0.

Tani Alisson ka po aq asistime në Ligën Premier sa Diogo Jota, Sadio Mane dhe Thiago Alcantara këtë sezon.