Hamilton: Pushimi dimëror më ndihmoi – unë kurrë nuk kam thënë se do të ndalem

Sezoni 2022 është në prag të startit në Formula 1 dhe skenat e garës së fundit të sezonit të kaluar akoma komentohet. Megjithatë, ato duket se janë tejkaluar nga Hamilton – viktima kryesore e rastit në fjalë.

Lewis Hamilton ka thënë se fundmi se pushimi dimëror e ka ndihmuar për të rigjetur motivimin e tij dhe se ai nuk ka thënë kurrë se do të ndalet së garuari.

“Unë kurrë nuk kam thënë se do të ndalesha. Unë e dua atë që bëj. Ishte kohë e vështirë për mua, dhe ishte kohë që duhej të tërhiqesha pak”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Kisha familjen afër meje, kisha momente të mira. Erdha në një pikë ku ndihesha sikur isha gati të sulmoja përsëri në një sezon me Toto dhe George. Duke u futur në këtë sezon nuk kam ndonjë synim. Natyrisht, qëllimi ultimat është për të gjithë titulli i kampionit botëror dhe bërja e gjërave që nuk janë bërë më parë”, tha mes tjerash britaniku.

Lewis Hamilton ndjek titullin e kampionit botëror numër tetë këtë edicion. Në skuadrën e Mercedes do të ketë edhe pilotin Goerge Russell.