Moti sot

Me vranësira dhe me reshje të dobëta të shiut, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë pasdites, vranësirat do të ulen, ndërkaq do të paraqiten rreze të diellit.

Do të fryjë erë e dobët në drejtim jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë prej 12 deri 18 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 4, kurse maksimalja do të arrijë në 15 gradë Celsius.