All Star Game – Caktohen skuadrat: Team LeBron e jashtëzakonshme saqë Team Durant duken të pashpresë

‘All Star Game’ do të luhet edhe këtë edicion me dy liderë që krijojnë skuadrat e tyre, bazuar në lojtarët më të votuar për këtë ndeshje.

LeBron James dhe Kevin Durant kanë zgjedhur tashmë skuadrat e tyre për ‘All Star’, ndonëse ky i fundit nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit.

Skuadra e LeBron James do të përbëhet nga lojtarët më të mirë në ligë aktualisht, si Giannis Antetokounmpo, Steph Curry, DeRozan e Jokic – si dhe vet James, përcjell lajmi.net.

Doncic, Garland, Paul, Butler, Mitchell, Van Vleet e Harden janë si rezervistë.

Në anën tjetër, skuadra e Durant është po ashtu tejet dinamike.

Embiid, Morant, Tatum, Young e Wiggins janë startues, derisa Booker, Towns, Lavine, Murray, Middleton, Ball e Gobert vijnë nga banka.

Ndeshja ‘All Star’ do të luhet më 20 shkurt.