Beatrix tregon me kë po shkëmbente mesazhe gjatë spektaklit

Pas daljes nga “BBV” Beatrix thuajse ishte zhdukur fare, nuk postonte në instagram, nuk merrte pjesë në intervista, ishte distancuar shumë nga bota e ekranit, shkruan lajmi.net.

Por gjithçka kaloi shumë shpejt falë mbështetjes së madhe që mori nga familja e saj.

Jo rrallë Beatrix ka treguar për raportet shumë të mira që ka me vëllain e saj Albanin, i cili ka qenë forca e saj më e madhe gjatë këtij rrugëtimi.

E pikërisht rasti i fundit i Trixës që po bën bujë në media lidhjet me vëllain e saj.

Gjatë gjithë kohës ajo është parë me telefon në dorë, e cila incizonte disa pjesë interesante nga “Prime” i BBV.

Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.

Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, eshtë gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix./Lajmi.net/