Antonelës i zbulohet mashtrimi që bëri pas daljes nga Big Brother VIP

Por si duket e tërë kjo është një mashtrim, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka thënë, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili në Top Albania Radios, ka hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, vetëm një media italiane e ka postuar dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë.

Gjithashtu ai ka shtuar, se ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Madje ai tha se ai nuk ka parë asnjë intervistë të saj në mediat italiane.

Sipas tij Antonela mund të ketë qenë në ndonjë festë të organizuar në Sanremo.

Cukali, tha se është turp nga mediat që i japin hapësirë personave të tillë.

‘Mediave turp t’iu vijë që i kanë hapësirë për të gënjyer dhe për të mbushur hapësirën tonë me një budalla të tij’, ka thënë ai për Antonelën.