Fluturimi i parë Sofje – Shkup më 11 shkurt, linja të rregullta nga marsi

Ministri i Transportit të Bullgarisë, Nikollaj Sabev për BNT deklaroi se fluturimi i parë për Shkup do të jetë më 11 shkurt, ndërsa linjat e rregullta do të fillojnë në mars.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, bashkë me ministrin Sabev në Shkup do të jenë edhe përfaqësues të tur-operatorëve nga Bullgaria, të cilët do të takohen me kolegët e tyre maqedonas. Bashkë me dy ministrat e këtij dikasteri në bisedime do të marrin pjesë edhe investitorët më të mëdhenj në sferën e turizmit nga Bullgaria.

Tur-operatorët nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të dakordojnë pako turistike për vizitat e turistëve nga të dyja vendet që të bëhen përfituese dhe atraktive.

Me këtë, sipas ministrit të Transportit, Nikollaj Sabev, Bullgaria dëshiron të tërheqë dy milionë turistë nga Maqedonia e veriut që t’i vizitojnë pushimoret e saja.

Bullgaria, siç paralajmëroi, do të propozojë takim të ministrave të Transportit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me Komisionin Evropian që Korridori 8 të transformohet në Korridor të Ballkanit Perëndimor.

“Do të financohet nga Komisioni Evropian”, deklaroi ministri bullgar i Transportit, Nikollaj Sabev.