Sela ngushëlloi familjarët e arsimitarit nga Kumanova, Rexhep Rexhepi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arsimtarit nga Kumanova, Rexhep Rexhepi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

“Prehu në Paqe mik!

Me dhimbje dhe keqardhje mësuam për ndarjen nga jeta të arsimtarit Rexhep Rexhepi!

Rexhepi gjatë gjithë jetës ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e Komunës së Velesit.

Në sferën politike ka qenë aktiv duke qenë edhe njëri ndër themeluesit e Lëvizjes tonë politike që nga viti 2014 dhe duke qëndruar besnik deri në fund, ku ishte edhe anëtar i përbërjes së fundit të Kuvendit Qendror të ASH-së. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij! Prehu në Paqe mik!”, ka shkruar Sela.