Kryeministri i Bullgarisë, Petkov: Goce Dellçevi është revolucionar bullgar

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e ka quajtur bullgar revolucionarin Goce Dellçev me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij.

Ai këtë e ka bërë të ditur me një postim në rrjetet sociale, duke nxitur reagime në Shkup.

Petkov ka thënë se sot festojnë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev.

“Sot festojmë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Ai është një nga simbolet e luftës për liri, ideolog i lëvizjes revolucionare çlirimtare maqedono-odrinase. Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ai është një nga njerëzit që i bën krenarë të dy kombet”, ka shkruar Petkov.(INA)