Rihanna publikon një foto të re duke treguar barkun e rrumbullakosur

Rihanna fillimisht e mbajti të fshehtë shtatzëninë , derisa ditë më parë e bëri publike duke postuar disa fotografi rrugëve të New Yorkut, shkruan lajmi.net.

Fotot e saj morën vëmendje në të gjithë botën duke u shprëndarë me të madhe në rrjetet sociale.

Pas fotografive me partnerin e saj reperin A$AP Rocky i cili e mbante për dore këngëtaren teksa ajo shfaqte barkun në bluzën e hapur, Rihanna ka publikuar sërish foto nga shtatzënia e saj.

Kkëngëtarja me prejardhje nga Barbadosi së fundmi ka shpërndarë një fotografi, ku shihet barku i saj, i cili duket sikur është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ndryshe, Rihanna, 33 vjeçare dhe A$AP Rocky, gjithashtu 33 vjeçar, dolën publikisht me lidhjen e tyre romantike në maj të vitit 2021.

Ani pse ata nuk e kanë bërë të ditur datën e lindjes së foshnjës së tyre./Lajmi.net/