Rangnick konfirmon rikthimin e Pogba, por tregon se mungojnë katër yje në ndeshjen e radhës

Pogba u lëndua derisa përfaqësonte Kombëtaren e Francës, derisa nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga 2 nëntori, ndaj Atalantas, transmeton lajmi.net.

Rangnick ka konfirmuar se Pogba është rikthyer, derisa Edinson Cavani, Alex Telles, Victor Lindelof dhe Jesse Lingard mungojnë.

“Po, Paul Pogba është pjesë e grupit që ndoshta do jenë titullar”.

“Cavani do rikthehet në vikend, më kontaktoi dhe më pyeti të kisha edhe dy ditë, e dija që nuk mund të jetë nga minuta e parë”.

“Victor Lindelof ka qenë i sëmurë tërë javën dhe nuk është stërvitur dhe do t’i japim Jesse disa ditë që të qartësojë mendjen”, deklaroi ai.

Skuadra e Man Unitedit do përballet në FA Cup me nesër kundër Middlesbrough.