A do të ketë ‘Big Brother VIP 2’, Sara dhe Lori Hoxha e thonë njëherë e mirë

Të ftuara në Top Albania Radio, ato kanë folur për Big Brother VIP, shkruan lajmi.net.

Tash kur sezoni i parë i BBV-së po shkon drejt fundit, nuk mund të mungonte edhe pyetja e fansave për mundësinë e një sezoni të dytë të Big Brother me personazhe publike.

Sara Hoxha e dha përgjigjen e shumëpritur.

‘Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e Big Brother Vip Albania’, tha ajo gjatë intervistës.

Dhe me kaq u kuptua se së shpejti do ketë njē edicion të dytë./Lajmi.net/