Sarah Berisha së fundmi iu ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje përmes rubrikës “Ask me a question” në Instagram.
Një ndjekës e ka pyetur se a ka ndonjë plan për fejesë apo martesë. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, i është përgjigjur ndjekësit duke i thënë se nuk e ka në plan këtë gjë.
“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u shpreh Sara.
Ndryshe, Pm dhe Sara janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Albania”.





