Skuadra e Dortmund ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule, bën të ditur Sport1.
Reprezentuesi i Gjermanisë është në muajt e fundit të kontratës së tij me bavarezët dhe larg marrëveshjes për rinovimin.
Lojtari me shumë gjasë do të futet në merkaton e verës si një lojtar i lirë, dhe Dortmund po synon të shfrytëzojë këtë situatë.
Në garë për lojtarin me siguri do të jetë edhe Barcelona, e cila interesimin e saj ka shfaqur qysh me hapjen e merkatos së janarit.




