Rasti Greenwood – reagon Policia e Mançesterit

E dashura e Greenwood, Harriet Robson ka publikuar disa video dhe audio-incizime në rrjetin e saj social, Instagram.

Robson ka shfaqur veten e saj të gjakosur nga dhuna e Greenwood, siç insiston ajo, si dhe ka publikuar audio ku lojtari i United dëgjohet duke i kërkuar dhunshëm që të kryejnë marrëdhënie intime.

Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Mançesterit.

“Policia e Mançesterit është në dijeni për pamjet e publikuara në rrjetet sociale”, thuhet në reagimin e policisë, transmeton lajmi.net.

“Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet tutje.

Reagimet janë të shumta për rastin në fjalë. Karriera e Greenwood mund të ketë përfunduar këtu, nëse shpallet fajtor për akuzat në fjalë.