​Bayerni ka shitur 3.2 milionë fanella gjatë vitit 2021, ja renditja e klubeve në këtë aspekt

Rezultatet janë llogaritur nga “Euromerica Sport Marketing”, të cilët janë të certifikuar nga FIFA, dhe ata zbuluan se Bayern Munich shiti 3.2 milionë fanella vitin e kaluar në kontinent, më shumë se çdo klub tjetër futbolli.

Real Madridi doli në vendin e dytë, me 3 milionë fanella, i ndjekur nga Liverpooli me 2.4 milionë dhe Manchester United me 1.95 milionë.

Juventusi është skuadra e vetme italiane në top 10, duke u renditur në vendin e pestë pas shitjes së 1.42 milionë fanellave, përcjellë KosovaPress.

“Zonja e Vjetër” ka mposhtur Barcelonën në vendin e gjashtë, me 1.34 milionë, pastaj fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea shiti 1.31 milionë dhe Borussia Dortmundi me 1.18 milionë.

Paris Saint-Germain pa dyshim shënoi një rritje me ardhjen e Lionel Messit, por megjithatë shiti vetëm 1.18 milionë fanella dhe Manchester City zhvendosi ka shitur 1.087 milionë.

Me kufizimet e stadiumeve gjatë pandemisë, shitja e fanellave është bërë një nga flukset më të rëndësishme të të ardhurave për klubet evropiane.