As me dy paga minimale s’mund të ushqehet një familje katër anëtarëshe

Vlera e shportës minimale të konsumit për një familje është mbi 35 mijë denarë, kumtoi sLidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Rroga minimale është 15200 denarë, kurse vetëm në muajtë e fundit kemi rritje enorme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, njofton agjencia e lajmeve INA.

Energjia elektrike u rrit me 10 për qind, ngrohja me 14 për qind dhe ushqimet me 7 për qind.

Sindikata kërkon rritje të menjëhershme të pagës minimale në 18 mijë denarë.

Por edhe kjo rritje nuk duket se nuk do ti lehtësojë familjet për ti siguruar produktet e domosdoshme për një jetë normale.

Qytetarët thonë se po mundohen të kursejnë, por se nuk mund të dalin prej lëkure.(INA)