
Skuadra e West Ham, sipas raportimeve të Football Insider, po kërkon të mposht Southamptonin në garën për nënshkrimin e Armando Broja, përcjell lajmi.net.
Kartoni i Broja i takon skuadrës së Chelsea, por ai aktualisht luan me skuadrën e Southampton, si i huazuar.
20 vjeçari është shumë i vlerësuar në Premier League, dhe kështu ka nxitur edhe skuadrën e West Ham të futet në garë.
Broja ka qenë në mesin e lojtarëve më produktivë së fundmi te skuadra e Southampton.
Chelsea mund po ashtu ta mbajë lojtarin në ‘Stamford Bridge’ nëse forma e tij vazhdon në këtë nivel.